Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për rastin e të miturës

nga RTV218 shkurt 2019

Opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 10:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve për të seancë të jashtëzakonshme. Partitë opozitare (VV, LDK dhe Alternativa), dje kanë njoftuar se kanë dorëzuar një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e të miturës në Drenas. Sipas kërkesës kjo seancë duhet të mbahet sot nga ora 12:00.

Të martën në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.

Pas raportimit të ngjarjes ishte arrestuar zyrtari policior me inicialet V.V, ku dje i njëjti ka dalë para gjykatës. Bekim Kafegjolli, avokat i policit të dyshuar për dhunimin e të miturës dje është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Kafegjolli ka thënë se nuk janë përmbushur kushtet ligjore lidhur me caktimin e paraburgimit. Ndërkohë dje, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për policin e dyshuar.

Gjithashtu dje janë arrestuar edhe mësimdhënësi dhe gjinekologu, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →