✨ Showbiz
Mbretëresha Elizabeth II flet për sfidën e saj me Covid-19
nga Venera Grabanica12 prill 2022
Mbretëresha Elizabeth II gjatë kësaj jave në një bisedë virtuale ka folur për sfidën e saj që e ka kaluar me Covid-19.
“Covid 19 me la shumë të lodhur dhe të rraskapitur, apo jo?”
Mbretëresha Elizabeth II me Covid-19 ishte infektuar në muajin shkurt, por për fat se ka pasur “simptoma të lehta të ngjashme me ftohjen”.
Monarkja ishte e vaksinuar me të tria vaksinat, por ajo kishte qenë nën urdhër të mjekëve për të pushuar që nga mesi i tetorit, pasi anuloi një seri festash dhe kaloi një natë në spital duke iu nënshtruar testeve paraprake./21Media









