Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i japin mbështetje të plotë Ushtrisë së Kosovës

nga RTV2117 dhjetor 2018

Në seancën sotme urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i kanë dhënë mbështetje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës

Përfaqësuesit e të dy shteteve kanë theksuar se shteti sovran i Kosovës ka të drejtë në transferimin e FSK-së, dhe kjo nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe po ashtu është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kurse përfaqësuesi i Francës e ka mbështetur formimin e Ushtrisë, por ka thënë se kjo është bërë në kohë të pa përshtatshme, pasi mund të përkeqësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu ka kërkuar që Kosova të heq taksen 100% të vendosur ndaj produkteve serbe.

Kurse përfaqësuesi i Rusisë, ka kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se në FSK ka shumë ushtarë të UÇK-së, dhe sipas tij kjo paraqet rrezik.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →