Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë “pajisje ushtarake të nivelit të lartë” prej 100 milionë funtash

nga Egzona Mehmeti8 prill 2022

Kryeministri Boris Johnson sot tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë një “pajisje ushtarake të nivelit të lartë” në vlerë prej 100 milionë funtash.

Ai tha se dërgesa do të përfshijë “më shumë raketa anti-ajrore Starstreak, 800 raketa të tjera antitank dhe municione precize të afta të qëndrojnë në qiell derisa të drejtohen në objektivin e tyre”.

Ai tha se do të dërgohen edhe më shumë helmeta, syze për shikimin e natës dhe parzmore.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë të mbështesë vendet e ish-bllokut sovjetik.

I pyetur nëse Britania e Madhe do të ishte e gatshme të dërgonte tanke në Ukrainë, ai tha: “Unë në parim jam i gatshëm të shqyrtoj çdo gjë me anë të armëve mbrojtëse për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten dhe popullin e tyre.”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Kryeministri foli gjithashtu për sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, të cilin ai e përshkroi si “të pandërgjegjshëm” dhe shtoi se “tregon thellësinë në të cilën është zhytur ushtria dikur e lavdëruar e Putinit”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →