Mbretëria e Bashkuar i paralajmëron qytetarët e saj të mos shkojnë në veri të Kosovës përveç nëse e kanë të domosdoshme
Mbretëria e Bashkuar i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, përveç nëse e kanë të domosdoshme.
Pasi paralajmëron të mos udhëtohet në vende si Rusia, Irani e të tjera, kryesisht për shkak të konflikteve politike dhe shqetësimeve për sigurinë,
Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) ka këshlliuar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës përveç nëse e kanë të domosdoshme.
“në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër”.
Kjo zyre e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.
“Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në paralajmërim.
Në një seksion tjetër FCDO tregon për situatën në veri të Kosovës që nga viti 2022.
“Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Austerlitzit (Ura kryesore e Ibrit) që e ndan Mitrovicën veriore dhe jugore”, thuhet në ëeb-faqen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Ju duhet t’i shmangni tubimet publike, mitingjet politike dhe protestat, kontrolloni mediat lokale, konsultohuni me recepsionet e hoteleve për këshilla, regjistrohuni për të marrë njoftime me email kur kjo këshillë përditësohet”, i këshillon FCDO britanikët.
Po ashtu qytetarëty britanik këshillohen edhe që t’i shmangin udhëtimet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas përmes pikave kufitare 1 dhe 31./21Media











