Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbretëria e Bashkuar: Rishikimi strategjik i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë

nga Gentrita Xhemajli21 tetor 2025
Mbretëria e Bashkuar: Rishikimi strategjik i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë

Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se njohja është thelbësore për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të vendit.

Përfaqësuesja e Britanisë, Jennifer MacNaughtan gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe shtegut të saj euroatlantik.

“Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës”, tha ajo.

MacNaughtan foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

“Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”, ka thënë ajo.

Diplomatja britanike inkurajoi progres të shpejtë drejt formimit të qeverisë në Kosovë dhe përgëzoi mbajtjen e qetë dhe demokratike të procesit zgjedhor lokal.

Ajo ndër të tjera tha se rishikimi strategjik i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →