Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbyllen 8 institucione shëndetësore

nga Kaltrina Berila28 qershor 2025
Mbyllen 8 institucione shëndetësore

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se këtë javë janë mbyllur tetë institucione shëndetësore private. Sipas tij, ato operonin pa licencë.

Në një njoftim në Facebook, Vitia ka lavdëruar punën e Inspektoratit Shëndetësor në këtë aspekt. Sipas tij, falë punës së këtij inspektorati, po garantohet respektimi i ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Nuk është dhënë sqarime se për çfarë institucionesh bëhet fjalë.

“Si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licencë. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →