🌍 Bota
Mbyllen sallonet e bukurisë në Afganistan, 60 mijë vende pune të humbura
nga Venera Grabanica24 korrik 2023
Në Afganistan sallonet e bukurisë do të mbyllen në javët e ardhshme me urdhër të talibanëve.
Mbyllja e tyre do të çojë në humbjen e rreth 60,000 vendeve të punës, shkruan BBC.
Sallonet ishin lejuar të vazhdonin të funksiononin që kur talibanët rimorën pushtetin dy vjet më parë, por ata ndryshuan pozicionin muajin e kaluar.
Vendimi kufizon më tej hapësirat e hapura për gratë afgane, të cilave tashmë u është ndaluar hyrja në klasa, palestra dhe parqe./21Media










