Vushtrria është ngjitur në Superligë pas fitores në ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë me rezultat 3:1.
Herën e fundit që Vushtrria garoi në Superligë ishte në sezonin 2019–2020, kur u rikthye pas një periudhe në Ligën e Parë. Në vitin 2013–2014, Vushtrria arriti kulmin e saj duke fituar titullin kampion të Kosovës për herë të parë në histori .










