⚽ Futboll
Mbyllet pa fitues koha e rregullt e finales së Kupës së Kosovës
nga Venera Grabanica22 maj 2024
Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e finales së Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Ballkani ka barazuar 2:2 me Prishtinën.
Golat për vendasit i shënuan Walid Hamidi (minuta e 21’) dhe Meriton Korenica (minuta e 51’), kurse te Prishtina të dy golat i shënoi Albin Krasniqi (minuta e 77’ dhe minuta e 82’).
Tani do të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin, e nëse nuk ka gola as në vazhdime, ndeshja do të shkojë në penallti.
Rezultati i kohës së rregullt, 2:2.










