Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Mbyllet pa fitues ndeshja mes Chelseat dhe Liverpoolit

nga B G13 gusht 2023
​Mbyllet pa fitues ndeshja mes Chelseat dhe Liverpoolit

Chelsea dhe Liverpooli e kanë nisur sezonin e ri të Premier Ligës me barazim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 me Liverpoolin.

Fillimisht, ishte Luis Diaz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënoi në minutën e 18’ për ta kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, Chelsea arriti ta gjejë golin e barazimit përmes mbrojtësit Axel Disasi, i cili në minutën e 37’ shënon për 1:1.

Të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol, por që ai i Mohamed Salah dhe i Ben Chilwell u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →