Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mbyllet pas dy orësh protesta e Opozitës para bashkisë së Tiranës!

nga B G7 maj 2024
Mbyllet pas dy orësh protesta e Opozitës para bashkisë së Tiranës!

Për dy orë qytetarë dhe opozitarë kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi, që pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Situata eshte tensionuar here pas here, pasi protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Bashkisë dhe bomba molotov. Më pas ata kanë hequr një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën.

Ndërkohë efektivët e policisë me skafandra në kokë janë vendosur “gardh” para Bashkisë Tiranë, duke bere thirrje per distancim nga dhuna.

“Mos u intimidoni policia duhet të mbrojë qytetarët. Askush nuk ka punë me policinë e shtetit. Lejoni anëtarët e këshillit bashkiak të hyjnë brenda dhe të bëjnë punën e tyre”, thotë një nga protestuesit.

Protesta e radhës para bashkise u njoftua për të martën e ardhshme./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →