Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati mes Trepçës e Yllit

nga Egzona Mehmeti26 maj 2022

Përfunduan dy çerekët e pjesës së parë të takimit mes klubit të basketbollit Trepça dhe Golden Eagle Yllit, ku deri tani patën paraqitje tejet të bukur në parket nga të dy klubet.
Pas 24’ minutave lojë të zhvilluara në palestrën “Minatori”, Ylli gjendet në avantazh me epërsi të thellë 39:18 kundër Trepçës.
Fillimisht, çerekun e parë e nisi më mirë klubi nga Suhareka, ku krijon epërsi prej 16 pikësh, respektivisht, 22:6, ndërsa të njëjtin hov e vazhdoi edhe në çerekun e dytë, të cilin e mbylli me shifrat 17:12.
Më i miri i ndeshjes deri tani ishte Mikaile Tmusic i Yllit me gjashtë pikë dhe pesë kërcime, ndërsa te Trepça më i dalluari ishte Andrew Gordon me gjashtë pikë e tre asistime.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →