Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Mbytet babai dhe dy djemtë e tij të mitur në det

nga Kaltrina Berila9 korrik 2023
Mbytet babai dhe dy djemtë e tij të mitur në det

Tre  pjesëtarë të një familjeje, janë mbytur të dielën në det në Kavajë.

Siç është raportuar, babai 55-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç kanë vdekur si pasojë e rrymave detare.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë, por nuk kanë arritur t’i shpëtojnë viktimat.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →