Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Mc Kresha sulmohet me shkrepëse në koncertin në Drenas

nga B G1 gusht 2023
Mc Kresha sulmohet me shkrepëse në koncertin në Drenas

Kohëve të fundit artistët botëror janë bërë pre e gjuajtjeve me gjësende të ndryshme nga publiku derisa po performojnë në skenë.

E ky trend si duket ka ardhur edhe në Kosovë. Së fundmi “viktimë” e këtij veprimi ishte reperi i njohur Mc Kresha, shkruan portali rtv21.tv

Ai derisa po këndonte në një koncert në Drenas është goditur me shkrepëse nga dikush prej publikut.
Ka mjaftuar kjo dhe reperi kërkoi që të ndalet muzika derisa iu drejtua me disa fjalë publikut.

“nëse mendoni që është dashni ta gjuani artistin me shkrepëse, nuk është”, tha ai.

“ nëse po mendoni se jemi ardhë me ju këndu për para, jemi ardhë me ju këndu pa para”., shtoi reperi, më pas u largua nga skena për t’u kthyer më vonë.

Së fundmi artistja e njohur botërore Cardi B, gjatë një koncerti spërkat me ujë nga dikush nga publiku, reperja nuk u kursye, u revoltua dhe ia ktheu me një goditje me mikrofonin./21Media

https://www.tiktok.com/@forsjon/video/7262104143744044294?is_from_webapp=1&sender_device=pc

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →