Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

​Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

nga Kaltrina Berila8 gusht 2024
​Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, sipas ministrisë do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria ju fton të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →