Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Më 17 maj raportuesit e Komisionit të Venecias vijnë në Kosovë

nga E.Bullaku14 prill 2022

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, bëri të ditur se më 17 qershor do të jetë seanca e Komisionit të Venecias, ku do të votohet opinioni për vetingun.
Në Click të RTV21, Haxhiu tha se uron që i njëjti të jetë pozitiv.
Po ashtu, ministrja bëri të ditur se më 17 maj do të presin raportuesit e Komisionit të Venecias që të vijnë në Kosovë, për t’u takuar me nivelet e larta në vend, sistemit të drejtësisë, Kuvend e shoqëri civile.
“Po punojmë shumë që t’ju tregojmë atyre që do të mësojmë nga gabimet që ka bërë Shqipëria”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se të gjithë duhet të jenë unik për çështjen e reformave në drejtësi./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →