Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Më 9 shkurt – deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

nga B G15 janar 2026
Më 9 shkurt – deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë ka publikuar agjendën për fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Fjalët përfundimtare do të paraqiten nga data 9 deri më 18 shkurt, ku fillimisht do të flasin përfaqësuesit e Prokurorisë dhe pas tyre avokatët mbrojtës, si dhe, sipas agjendës, është paraparë që fjalën e rastit ta mbajnë edhe ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët.

Ndërkohë, Gjykata ka hapur regjistrimin për ekipet mediale që do t’i përcjellin fjalët përfundimtare nga salla e gjykatës në Hagë. Për më gjerësisht, RTV21 ka siguruar agjendën e plotë të kësaj faze të procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Agjendën shihni KËTU./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →