Më shumë se 6,000 civilë janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe numri ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa mund të llogaritet tani, sipas autoritetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
“Që nga 18 tetori, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 15,956 viktima civile: 6,322 të vrarë dhe 9,634 të plagosur që nga 24 shkurti”, tha Rosemary DiCarlo, nënsekretarja e përgjithshme për çështjet politike dhe ndërtimin e paqes duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, transmeton rtv21.tv.
“Të paktën 397 fëmijë janë vrarë në luftë”, tha ajo.
OKB-ja është gjithashtu e shqetësuar për shkatërrimin e infrastrukturës kritike të energjisë , tha DiCarlo./21Media









