Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Mediumi i njohur zviceran zbulon një emër të ri për trajner të Kosovës

nga B G19 dhjetor 2023
Mediumi i njohur zviceran zbulon një emër të ri për trajner të Kosovës

Kosova është në kërkim të një trajneri të ri të Kombëtares dhe deri më tani janë duke u lakuar shumë emra për stolin e të parit të Dardanëve.

Mediumet zviceranne shkruan se ish-trajneri i Cyrihut André Breitenreiter, konsiderohet një kandidat i nxehtë për këtë pozitë.

Sipas informacioneve mediumeve, ish-trajnerii FCZ-së, André Breitenreiter është kandidat i nxehtë për pozitën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës. Diskutime konstruktive thuhet se vetëm janë zhvilluar. Ka shumë mundësi që në ditët në vijim të ketë një takim.

Pas pozicioneve të trajnerit në Paderborn, Hannover dhe Schalke, Breitenreiter iu bashkua Cyrihut në verën e vitit 2021 dhe udhëhoqi në mënyrë sensacionale klubin drejt titullit kampion. Më pas ai kaloi në Hoffenheim, ku u lirua përsëri pas më pak se një sezoni.

Breitenreiter tashmë njeh disa nga lojtarët e tij të rinj nga koha e tij në Zvicër, duke përfshirë Fidan Alitin dhe Mirlind Kryeziun, të cilët ishin pjesë e ekipit të tij në kampionatin FCZ.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →