Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mehaj: Do të jemi të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale

nga Kaltrina Berila22 shkurt 2022

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se janë të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj ‘Vigorous Warrior 2022’. Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →