Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mehaj: FSK e gatshme për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas

nga Venera Grabanica19 nëntor 2022
Mehaj: FSK e gatshme për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas

Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u prit në takim të veçantë nga homologia e tij, ministrja e mbrojtjes së Kanadasë, Anita Anand.
Me këtë rast, ministri Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, e njoftoi ministren Anand për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë në shumë drejtime përmes implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe investimit që është bërë në blerjen e armatimeve e shkollimin e kuadrove të reja të oficerëve e ushtarakëve në përgjithësi, e me theks të veçantë hapat që janë ndërmarrë për inkuadrimin e vajzave në FSK dhe trajnimin për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse.
“Përtej kësaj, dy ministrat, diskutuan për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, e sidomos bashkëpunimin sa i përket misioneve të përbashkëta ushtarake, me ç’rast ministri Mehaj shprehu gatishmërinë tonë për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas me kapacitetet e FSK-së, përmes trajnimeve për kërkim-shpëtim dhe deminimit. Temë tjetër diskutimi ishte dhe rëndësia që Republika e Kosovës të anëtarësohet në BE dhe në NATO, ngase Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë ka nevojë për shtete që përqafojnë politikat evropiane”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →