Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mehaj fton qytetarët të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

nga Kaltrina Berila29 dhjetor 2022
Mehaj fton qytetarët të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.
Ai ka thënë se nevojitet mbështetja qytetare për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s.
“Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë. Ky fond është themeluar, siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →