Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mehaj: I tronditur thellë nga lajmi për krimin e tmerrshëm

nga Venera Grabanica26 nëntor 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas sulmit në Deçan. Ai ka thënë se në këto momente shumë të rënda, fizikisht dhe shpirtërisht, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

“I tronditur thellë nga lajmi për krimin e tmerrshëm, të sontëm në Deçan. Në këto momente shumë të rënda, fizikisht dhe shpirtërisht, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me ta. Ky lajm i kobshëm na thërret ndërgjegjien e të gjithëve për t’u bashkuar nëfront të përbashkët, institucione të sigurisë bashkë me qytetarë, për të parandaluar e vepruar efektshëm ndaj kriminelëve që marrin jetëra të pafajshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Kujtojmë se tre persona kanë mbetur të vrarë sonte nga sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →