RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mehaj vizitoi pjestarët e FSK-së dhe të zjarrëfikësve në Shqipëri

nga Miranda Beqaj10 gusht 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot pjestarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjestarët e kontingjentit të zjarrëfikësve nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, të cilët kanë shkuar në Shqipëri për ti ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
”Për të parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shëmri, në zonën e Tunelit të Kalimashit, sot vizitova pjestarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjestarët e kontingjentit të zjarrëfikësve nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë -heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun. Si një trup i vetëm, bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë, po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona”, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →