Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Melania Trump “ngujohet” në rezidencë

nga RTV217 korrik 2017

Shkak, protestat në Hamburg

Zonja e parë amerikane, Melania Trump e ka të pamundur të dalë nga rezidenca e saj në Hamburg për të ndjekur protokollin e takimeve me rastin e samitit të G20-ës për shkak të arsyeve të sigurisë, njoftuan sot zyrtarë amerikanë.

Ata thanë se ende nuk e kanë marrë lejen e policisë për t’u larguar nga rezidenca. Protestuesit kundër samitit të G20-ës sulmuan sot edhe forcat e sigurisë pranë hotelit “Park Hyatt” në Hamburg, njoftoi policia pa dhënë më shumë detaje.

“Park Hyatt” është një hotel në qendër të Hamburgut që pret presidentin rus, Vladimir Putin presidentin koreanojugor, Moon Jae In dhe kryeministrin australian, Malcolm Turnbull.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →