Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë

nga Kaltrina Berila6 maj 2021

Melinda Gates, një filantropiste dhe aktiviste për fuqizimin e grave, tashmë ish-bashkëshortja e Bill Gates, mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë me një pasuri prej rreth 73 miliardë dollarë.

Në peticionin e saj të divorcit, Melinda deklaroi se martesa e saj me multimiliarderin, pronarin e Microsoft, Bill Gates, “ishte thyer në mënyrë të pakthyeshme” dhe bëri thirrje në gjykatë për të ndarë pasurinë e çiftit prej 146 miliardë dollarëve.

Sipas ligjit të Washingtonit, çiftet që divorcohen duhet të ndajnë pasurinë e tyre në mënyrë të barabartë.

Nese kjo finalizohet, Melinda French Gates, e cila kohët e fundit ka vendosur mbriemrin e saj të vajzërisë në profilet në rrjetet sociale do të renditet pas Francoise Bettencourt Meyers, pronares së L’Oreal, pasuria e të ciles vlen 83 miliardë dollarë.

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar më 4 maj se janë divorcuar pas 27 vitesh martesë, duke thënë “nuk besojnë më se mund të rriten së bashku si çift”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →