Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Memli Krasiniqi refuzon ftesën e Kurtit për takim

nga Kaltrina Berila20 tetor 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka refuzuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurtit për takim.
Nëpërmjet një video selfie të publikuar në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se ftesa e Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.
“Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët nderkombëtar të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Deri më tani vetëm kreu i AAK-së Ramush Haradinaj nga opozita është deklaruar se do të shkojë në takim te Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →