Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Memli Krasniqi uron luftëtarët e lirisë: Mirënjohje të përjetshme

nga Kaltrina Berila30 dhjetor 2024
Memli Krasniqi uron luftëtarët e lirisë: Mirënjohje të përjetshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar sot në ditën e tyre, Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë. Nderime për çdo betejë e sakrificë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Ai tha se kjo ditë është e të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës.

“Mirënjohje të përjetshme! 🫡”, tha Krasniqi.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →