🗺️ Rajoni
Mëngjese të freskëta, pasdite të nxehta në Maqedoninë e Veriut
nga Kaltrina Berila20 shtator 2025
Sot në mëngjes moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 31 gradë.
Në Shkup, mot me diell me erë të lehtë derisa mestare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 31 gradë.
Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me rritje graduale të temperaturës së ajrit. Pastaj do të ketë rritje të vranësirave./TV21










