Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Merdare, pritje deri në 3 orë për të hyrë në Kosovë

nga B.K23 dhjetor 2019

Tri orë për të hyrë në Kosovë

Me orë të tëra janë duke pritur mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Vetëm në pikën kufitare në Merdarë radhët e pritjes kanë shkuar deri në 1.5 kilometra, ndërsa duhen tri orë për të hyrë në Kosovë.

Pritje vihen re edhe në pikën kufitare në Muçibabë pasi radha është 1.2 kilometra, ndërsa pritja shkon deri në dy orë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 40 minuta.

Ndërsa në Jarinje dhe Mutivodë qytetarët presin deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →