RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Mërgata gjatë shkurtit solli 87.90 milionë euro në Kosovë

nga B G28 mars 2024
Mërgata gjatë shkurtit solli 87.90 milionë euro në Kosovë

Mërgata ka sjellë 87.90 milionë euro në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024, njofton Banka Qendreore e Kosovës.

Kurse, mbi 84 milionë euro ishte vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë për muajin janar 2024.

Sipas raportit të BQK-së vlera , sipas vlerësimeve ka arritur në 174.3 milionë euro.
prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare, me pjesëmarrje prej 64.4 %, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 % dhe bankat me 15.9 %.

BQK-ja njofton se asetet e kompanive të sigurimeve arritën vlerën e 312.7 milionë eurove, rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me muajin paraprak

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Kurse sipas raportit asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →