Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Merkel apel votuesve: Mbështesni qeverinë Laschet

nga Venera Grabanica7 shtator 2021

Pasi humbën kryesimin në sondazhe, ndaj social demokratëve të qendrës së majtë në Gjermani, SPD, blloku konservator CDU/CSU po mbështetet gjithnjë më shumë në paralajmërimet kundër një alternative të majtë, në përpjekjen për të rigjallëruar fushatën.
Në lojë është e ardhmja e Gjermanisë, ekonomisë më të madhe të Europës dhe shtetit më të populluar, pas lidershipit të qëndrueshëm 16-vjeçar të Angela Merkel. Kancerlja ka në plan të terhiqet menjëherë pas zgjedhjeve.
“Brenda pak ditësh qytetarët duhet të zgjedhin mes një qeverie që pranon mbështetjen e partisë së të majtës esktreme LIinke, me SPD dhe Të Gjelbrit, apo një qeveri federale të udhëhequr nga CDU dhe CSU me Armin Lashet si kancelar. Një qeveri që e çon vendin drejt të ardhmes, në mënyrë të moderuar.”, tha Merkel.
Partia Linke e së majtës ekstreme, tha të hënën se mund të jetë partnere koalicioni me SPD-në dhe Të Gjelbrit. Kandidati i Social Demokratëve për kancelar Olaf Scholz, e ka distancuar në mënyrë të vazhdueshme veten nga Linke, duke cilësuar atë si të papërshtatëshme për qeverisje, për sa kohë sa nuk angazhohet ndaj aleancës së NATO-s dhe partneritetit trans-atlantik me SHBA.
Duke folur pas Merkelit në Bundestag, kandidati i SPD-së në krye të sondazheve, Scholz tha se nevojitej një fillim i ri. “Shpresoj dhe jam I sigurtë se do t’ia dalim”, ishte deklarata e tij.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →