Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel mori dekoratën më të lartë federale të Gjermanisë të hënën, një nder që iu dha vetëm dy ish-liderëve të tjerë para saj.
Merkel, e cila udhëhoqi vendin për më shumë se 16 vjet si një nga kancelarët më jetëgjatë, mori Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës për arritje të veçanta nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier.
Steinmeier e vlerësoi Merkelin si një “politikan të paprecedentë” që e drejtoi me sukses Gjermaninë në kohë të vështira, duke përfshirë krizën financiare të vitit 2008 dhe krizën e refugjatëve të vitit 2015.
Dy kancelarët e tjerë që morën këtë nder ishin Konrad Adenauer, kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore pas luftës dhe Helmut Kohl, i cili mbikëqyri fundin e Luftës së Ftohtë, si dhe ribashkimin gjerman dhe krijimin e Bashkimit Evropian./21Media










