Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Merren në pyetje dëshmitarët për rastin e “Veteranëve”

nga Kaltrina Berila5 dhjetor 2019

Pas Ramës, do të merret në pyetje Gucati e Lushtaku

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama për afër tri orë ka dhënë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit për rastin e veteranëve të rrejshëm në gjykatë.

Seanca është ndërprerë me një pauzë ku Rama pritet ta vazhdojë dëshminë e tij edhe për rreth 30 minuta, ndërsa, më pas në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarit.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →