Shfaqja “Mes Çarçafëve” do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës më datë 11 dhe 12 qershor.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare, shfaqja nis në orën 20:00.
Në shfaqje luajnë Yllka Mujo e Ermira Hysaj.
“Është fundi i një mbrëmjeje takimi me prindër. Tereza, mësuesja e re, është gati të mbledhë sendet personale e të niset për në shtëpi, kur shfaqet Marion, nëna e njërit prej nxënësve, që do të zhvillojë një bisedë në lidhje me djalin e saj Aleks. Kjo është diçka e beftë për Terezën, meqë Marion nuk ka kërkuar takim dhe gjithsesi, të gjitha bisedat e mëparshme mbi Aleksin, Tereza i ka pasur me babanë e tij, Kurtis, bashkëshorti i Marion. Marion është krejt në dijeni të lidhjes së tyre dhe kjo gjë e ka indinjuar. Madje më tepër se kaq..”, përshkruhet shfaqja./21Media










