Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Messi e dërgon Argjentinën në finale të Kupës së Amerikës

nga Venera Grabanica10 korrik 2024
​Messi e dërgon Argjentinën në finale të Kupës së Amerikës

Kombëtarja e Argjentinës siguroi herët në mëngjes biletën për në finalen e Kupës së Amerikës.

Kampionia e botës e mposhti Kanadanë me shifrat 2:0 për ta prekur finalen e këtij turneu.

Golat e fitores për argjentinasit i shënuan Julian Alvarez (minuta e 22’) dhe Lionel Messi (minuta e 51).

Me këtë fitore, Argjentina vazhdon në finale të turneut, ku atje e pret fituesin e ndeshjes mes Uruguait dhe Kolumbisë.

Në anën tjetër, Kanadaja do të luajë me humbësin e ndeshjes Uruguai-Kolumbia, për vendin e tretë të Kupës së Amerikës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →