Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Messi e zbulon lojtarin e PSG-së që Barcelona e kërkonte me ngulm

nga Venera Grabanica11 gusht 2021


Në mesin e shumë përgjigjeve ndaj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, Lionel Messi ka zbuluar edhe lojtarin e PSG-së që Barcelona e dëshironte ta kishte në “Camp Nou”.
Ai ka thënë se mesfushori italian Marco Verrati ishte gjithmonë në vëmendjen e gjigantit katalanas por që nuk ia dolën ta transferonin, përcjellë KosovaPress.
“Verratti është një lojtar i madh. Në Barça atë e dëshironin aq shumë dhe sot ne duhet të luajmë së bashku këtu në PSG. Ai është një fenomen dhe unë e njoha si person. Ai është spektakolar. Jo vetëm Marco, por të gjithë ata që janë këtu. Kjo vërtetë është një skuadër e madhe dhe unë shpresoj që ta jap kontributin tim.”.
Messi erdhi në PSG si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Barcelonën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →