Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mësuesi amerikan dyshohet se vrau gruan, dy qentë dhe veten në Tiranë

nga Kaltrina Berila20 gusht 2024
Mësuesi amerikan dyshohet se vrau gruan, dy qentë dhe veten në Tiranë

Një shtetas amerikan dyshohet se ka vrarë bashkëshorten – shtetase indoneziane, dy qentë e tyre dhe më pas edhe veten gjatë pasdites të së hënës në Tiranë.

I dyshuari M.W., raportohet se ka punuar në një shkollë private në kryeqytetin e Shqipërisë.

Të dy shtetasit e huaj kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri.

Ndërkohë janë sekuestruar prova materiale si; litarët e gjendur në trupin e dy kufomave; një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori; dorëshkrime të mëparshme të tij; dorëshkrime të mëparshme të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim; një telefon celular; katër kompjuterë laptopë; një shkop bejsbolli; një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja; një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit amerikan.

Autopsia e kufomave do të kryhet sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →