Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

nga E.Bullaku26 maj 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar shqiptarët që të votojnë nesër për kandidatin për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc.
Përmes një shkrimi në Facebook, Meta ka thënë se Kamberit, si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për siç ka shkruar ai, të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.
“Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar presidenti./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →