Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Meta me katër kërkesa emergjente për Ramën

nga E.Bullaku3 dhjetor 2019

Meta takoi drejtuesit shkencorë

Presidenti Ilir Meta, pas takimit që zhvilloi me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama katër kërkesa emergjente.

Këtë presidenti e bëri të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Meta kërkon:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhurnimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

Ndërkohë, deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare sot kanë gjetur kohë për të mbledhur Komisionin Hetimor për Metën, me qëllim shtyrjen e afatit të veprimtarisë edhe me 4 muaj të tjerë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →