Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Meta optimist për fitore

nga Kaltrina Berila21 qershor 2017

Ai kërkoi ta votojnë LSI-në

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) sot zhvilloi takim elektoral në Berat, ku ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh optimist për fitoren LSI-së, pasi sipas tij është partia e rinisë së Shqipërisë.

“Ne do të marrim pesë deputetë në Berat, ndërsa Tomit dhe Xherrit do ju lëmë nga një deputet, sa për shenjë”, tha Meta.

Ish-kreu i LSI-se ftoi të gjithë socialistët që në 4 vjet u injoruan dhe u poshtëruan nga Rilindja, të votojnë LSI-në, sepse kështu votojnë për bashkimin e së majtës.

“Kreu i Rilindjes, në katër vjet jo vetëm nuk u kujdes për Shqipërinë, por u ktheu kurrizin socialistëve sapo mori votat dhe u vu në shërbim të 5-6 oligarkëve”, tha ai.

Ilir Meta u shpreh optimist se populli i Beratit do të votojë të dielën alternativën e LSI-së për hapjen e 170 mijë vendeve të reja pune.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →