Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Meta përshëndet heqjen e vetos nga Parlamenti bullgar

nga B.K24 qershor 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e parlamentit bullgar, që i hapi rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
Përmes një reagimi në Facebook, kreu i shtetit shqiptar theksoi se kjo hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, ka shkruar Meta./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →