Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mexhiti paralajmëron partitë maqedonase: Nuk do të ketë qeveri pa fituesin tek pala shqiptare

nga B.K28 shkurt 2020

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Nuk mund të ketë qeveri në vend, pa fituesin e zgjedhjeve të bllokut shqiptarë. Këtë paralajmërim e bëri para pak minutash, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, raporton TV21.

Ky reagim i Mexhitit vjen një ditë pas koalicionit LSDM-BESA.

Ai tha se Lëvizja Besa është parti e etur për pushtet dhe ka pranuar që të lidhë koalicion me LSDM-në, pa asnjë kusht.

Ai tha se janë të fokusuar dhe janë duke punuar që të marrin legjitimitetin e popullit shqiptarë.

Mexhiti tha se BDI-ja është garancë e Marrëveshjes së Ohrit, garancë dhe nismëtare e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →