🗺️ Rajoni
Mexhiti uron 17 vjetorin e Pavarësinë: Kujtojmë sakrificën e një populli që nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë
nga Gentrita Xhemajli17 shkurt 2025
I pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e Pavarësisë, që siç tha, në këtë ditë kujtohet sakrifica dhe krenaria e popullit të Kosovës që për asnjë moment nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Kosova jonë, të uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë! Në këtë ditë të shënuar për Kosovën, kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që për asnjë moment nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Gëzuar këtë ditë të madhe për kombin tonë, me dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë”, ka shkruar Mexhiti.










