Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

​Michel: BE rikonfirmon perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor

nga Venera Grabanica13 dhjetor 2023
​Michel: BE rikonfirmon perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel deklaroi sonte se Bashkimi Evropian edhe një herë rikonfimon perspektivën evropiane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa ka përmendur Planin e Rritjes, i cili do të ndihmojë në afrimin më të madh të rajonit me bllokun evropian.

Ai në një konferencë për media pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, tha se Plani i Rritjes i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor do të nxisë bashkëpunimin e mëtejmë mes vendeve të rajonit dhe BE-së në aspektin ekonomik.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka folur rreth bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ajo ka potencuar faktin se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor qëndrojnë në rreth 35% të mesatares së BE-së, gjë e cila dëshmon se ka shumë potencial të pashfrytëzuar, me të cilin do të merret Plani i ri i Rritjes, i cili ka 4 katër shtylla.

“Nëse tregu i përbashkët rajonal do të kompletohej, nuk po flas për tregun e vetëm, por për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të rrisë GDP-në e Ballkanit Perëndimor me 10%. Duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe elementi i katërt është investimi. Ky është plani i rritjes që thotë “ju bëni reforma, ky është investimi që i shoqëron ato reforma”, ka thënë von der Leyen.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →