Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ahmetin dhe çfarë kanë biseduar

nga B.K11 gusht 2020

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për media ka treguar se me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti janë takuar vetëm një herë.

Në këtë takim, sipas asaj që e deklaron Mickoski, Ahmeti e ka njoftuar se do të fillojë negociatat për formim të Qeverisë me liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevin.

“Me zotëri Ali Ahmeti kam pasur një takim përfarsësisht një orësh, javën e kaluar në kuadër të Kuvendit. Në atë taki, Ahmeti më njoftoi se do të fillojë negociatat me LSDM-në, me arsyetimin se ajo është partia e cila ka fituar në bllokun maqedonas. Unë i thash, se nuk pajtohem sepse partia që fitoi te maqedonasit është VMRO-DPMNE-ja dhe bindshëm fitoi. Por, në rregull, ai është mendim i tij dhe unë i dëshirova suksese në negociatat”, tha Mickoski.

Se pse po mendon se VMRO-DPMNE-ja është fituese, Mickoski tha se pas verifikimit të mandateve doli se partia e tij ka 40 deputetë, kurse LSDM-ja ka 32. /21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →