Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Miftaraj: Kurti duhet të jetë shembull për qytetarët, ta respektojë kërkesën e Prokurorisë

nga Venera Grabanica12 dhjetor 2024
Miftaraj: Kurti duhet të jetë shembull për qytetarët, ta respektojë kërkesën e Prokurorisë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi  në një intervistë për RTV21 tha se thirrja e kryeministrit, Albin Kurtit për intervistim nga Prokuroria Speciale nuk lidhet me procesin zgjedhor.

Ai gjithashtu tha se kjo ftesë që i është bërë Kurtit për intervistim  në cilësinë e dëshmitarit nuk ‘’duhet të parë si presion as nga ana e Prokurorisë po si një obligim i Prokurorisë për kryerjen e punës së tyre’’

‘’Aspak nuk lidhet me procesin zgjedhor, fushata ende nuk ka filluar fillon në muajin janar’’, tha Miftaraj.

Sipas Miftarajt, Kurti duhet të jetë shembull për të tjerët duke iu përgjigjur kësaj ftese.

‘’Kryeministri i vendit do të duhet të jetë shembull për qytetarët tjerë sepse kërkesat e institucioneve të drejtësisë për tu intervistuar edhe si dëshmitar duhet të respektohen dhe të përçohet mesazhi se të gjithë jemi për sundim të ligjit’’, tha Miftaraj./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →