RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje

nga Venera Grabanica19 nëntor 2024
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet kthimit të Ligjit për Këshillit të Sigurisë, Osmani “i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë  të hartojnë ligje”.

Ehat Miftaraj e quajti të drejtë vendimin e presidentes Osmani, duke thënë se kthimi i ligjit për shkak të mospërfshirjes së dispozitave që rregullojnë funksionimin e Këshillit krijojnë vakum juridik.

“Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe Presidentja e republikës, i tregon qeverise dhe Kuvendit nuk dine te hartojnë ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetutën. Në arsyetim, Presidentja thekson se Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme, duke arsyetuar se në mungesë të një ligji tjetër në fuqi që e rregullon këtë fushë, funksionimi i Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i parregulluar, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shtetit tonë dhe duke krijuar zbrazëti ligjore në rregullimin e funksionit të Këshillit të Sigurisë në gjendje të jashtëzakonshme”, shkruan Miftaraj në Facebook.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →