Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Miftaraj për LVV-në: Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë

nga B G11 nëntor 2025
Miftaraj për LVV-në: Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi  ka thënë se nëse procesi ka qenë i drejtë, i lirë dhe pa mashtrime në Mitrovicë “nuk kanë nevojë mu bë kaq nervoz disa eksponentë të LVV.”

“Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë?

Së paku Mefi të kete besim ne prokurori pasi i njejti ka pas me qindra foto, ndeja e shoqeri deri ne mengjes me keta prokuroret qe sot po i shan.

Sa hyri Mefi ne LVV e fshiu Facebookin nga shoket prokurore e policë.

Mefi keta prokurore dhe polic qe po i shan jane shoket qe i ke mbrojtur nga LVV sa ke qene “gazetar i pavarur”.”,  ka shkruar ai në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →